Pasuritë e krimit, sindikata: Qendra çlodhjeje për policët e burgjeve

Ndonëse policëve të burgjeve u është premtuar barazimi i pagave me ato të Policisë së Shtetit, duket se problematikat në këtë sektor janë të shumta, ndaj Komisioni i Sigurisë priti përfaqësues të Sindikatës për të dhënë mendimet e tyre në hartimin e projektligjit. Fillimisht, avokati renditi mes të tjerave, shqetësimet për periudhën e provës dhe largimin nga radhët e policisë së burgjeve.