Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pavijoni shqiptar “Në shtëpinë tonë” në Bienalen e Venecias

Nga A2 CNN
22 Maj 2021, 16:56 | Aktualitet
Pavijoni shqiptar “Në shtëpinë tonë” në

U hap në Bienalen Ndërkombëtare të Arkitekturës, në Venecia pavijoni shqiptar, nën titullin “Në shtëpinë tonë”. Shqipëria përfaqësohej në këtë edicion të shtyrë për shkak të Covid 19, nga katër vajza arkitekte: Fiona Mali, Irola Andoni, Malvina Ferra dhe Rudina Breçani. E pranishme në ceremoninë e hapjes ishte Ministrja e Kulturës, komisionere e këtij pavijoni, Znj.Elva Margariti. E nderoi këtë ceremoni edhe prezenca e Presidentit të Bienales, Z. Roberto Cicutto, i cili e vlerësoi së tepërmi praninë shqiptare në këtë edicion të pazakontë. Si ish-drejtues i Cinecita-së, Cicutto u ndal edhe tek ajo copëz Shqipërie që vjen bashke me filmat, që janë përzgjedhur të jenë pjesë e pavijonit. Katër arkitektet shpjeguan për të pranishmit konceptin e tyre, që në fakt është e shkuara jonë e përbashkët.

Duke iu përgjigjur temës së këtij edicioni që mbështetej mbi pyetjen: “Si do të jetojmë së bashku?”, arkitektet ofruan një histori tërësisht shqiptare, atë të fqinjësisë, e cila ka qenë një konstante tepër e rëndësishme në jetën e çdo shqiptari, deri në vitet 2000. Lëvizjet e mëdha demografike, ndryshimet e konfigurimeve urbanistike, ndryshuan pamjet e qyteteve, lagjeve, duke e bërë popullsinë më heterogjene dhe fqinjësia e dikurshme u shpërbë. Nga një shoqëri komunitare, shoqëria shqiptare është shndërruar në individualiste. E vështirë që sot të njohim fqinjët e të njëjtit pallat. Por pandemia ridimensioni raportet tona me të afërmit dhe fqinjët, duke na bërë të reflektojmë mbi rëndësinë e të qenurit komunitarë.

“Ne vijmë sot në Venezia me një histori lokale, mbushur me copëza historish personale për të ndërtuara të pazëll, që ne e quajmë “Fqinjëri, një vepër në proces, ku secili mund të vendosë copëzat e veta, eksperienca jete, që kanë shenjuar jetën e secilit prej nesh.“Shtëpia jonë” nuk është një pavijon nostalgjik, por një nxitje për reflektim mbi atë çka përbën vlerë, mbi atë që duhet të ruajmë apo rishikojmë nga e shkuara. Gjatë pandemisë filluam të ridimensionojmë raportin tonë me shtëpinë si hapësirë, me të afërmit dhe fqinjët. Ky pavijon është një përgjigje për pyetjen e madhe të këtij edicioni: Si do të jetojmë së bashku? Hulumtimi në të shkuarën tonë të përbashkët, përmes rrëfimeve të familjarëve; pamjeve filmike të Arkivit Qendror të Filmit, kësaj pasurie që po ashtu do ta njohim më mirë, falë ambicies sonë për ta kthyer në Muzeun e Filmit; mendimeve të studiuesve, antropologëve, na çojnë drejt përgjigjes së pyetjes “Si do të jetojmë së bashku?”, shtruar nga kuratori Hashim Sarkis për Bienalen e Arkitekturës 2021, e cila është thjesht: Njih fqinjin tënd! Një domosdoshmëri në një Europë të bashkuar dhe në një botë gjithnjë e më tepër pa mure”, u shpreh gjatë ceremonisë së hapjes, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë