PD, 3 paketa për ndarjen e politikës nga krimi. PS: Ato që nuk janë arritur me luftë, nuk mund t’i marrësh në tavolinë – A2

PD, 3 paketa për ndarjen e politikës nga krimi. PS: Ato që nuk janë arritur me luftë, nuk mund t’i marrësh në tavolinë

Në tryezën politike të reformës zgjedhore, Partia Demokratike paraqiti 3 propozime ligjore që rishikojnë rolin e policisë e prokurorisë në zgjedhje, si dhe kalojnë hetimin e korrupsionit zgjedhor si pjesë të kompetencave të SPAK. Por socialistët ua bënë të qartë se propozimet do të konsiderohen por jo çdo gjë do pranohet.