Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

PD, deputetët dhe kryetarët e bashkive me zgjedhje

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2018, 11:49 | Politikë
PD, deputetët dhe kryetarët e bashkive me zgjedhje

Nga Kuvendi Kombëtar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kritikëve, të mbetur jashtë forumeve drejtuese demokrate. Basha tha se ne PD nuk mund të jesh vetëm për poste, megjithatë, ai tha se mendimi ndryshe i ka dyert e hapura në PD.

https://a2news.com/2018/12/15/pd-mban-kuvendin-kombetar-basha-nevojitet-nje-brez-i-ri-rinia-flaki-plogeshtine/

Kryedemokrati prezantoi edhe platformën e re që demokratët do zbatojnë për përzgjedhjen e Kandidatëve për kryetarë bashkie dhe deputetë, atë të votimit të strukturave përmes primareve.

“Në muajt e ardhshëm, PD do të vendosë një tjetër standard të ri për politikën shqiptare. Ne do të prezantojmë zgjedhjet primare brenda partisë. Demokratët do të votojnë për zgjedhjet e kandidatëve për postet publike, përfshirë deputetët dhe kryetarët e bashkive. PD do të jetë partia e parë në vend që rrëzon modelin e kryetarokracisë”, tha Basha.

Basha i dha jehonë protestave të këtyre 10 muajve nga teatri deri tek protesta e studentëve, por ishte i qartë se PD nuk do të bëhet pjesë e asnjë proteste që do të përshkallëzohet në dhunë, sepse sipas tij Edi Rama nuk mund të rrëzohet më dhune dhe PD nuk do të vijë në pushtet me viktima.

“Sfidat që kemi përpara janë të mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu. Ne i kemi kapacitetet mundësinë dhe vlerat. Orët e errësirë po numërohen mbrapsht sepse drita e shpresës është ndezur nga rinia”, tha kreu demokrat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani