PD djeg mandatet, votohet unanimisht në grupin parlamentar

Partia Demokratike ka marrë vendimin të djegë mandatet parlamentare në mbledhjen e grupit të mbajtur ditën e sotme pas propozimit të kreut demokrat Lulzim Basha.

Mësohet se votimi në mbledhjen e grupit ka qenë unanim pro djegies së mandateve, pavarësisht diskutimeve në parim. Basha është mandatuar të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD për marrjen e vendimit përfundimtar.

Gjithashtu do të ngrihet një grup pune për teknikalitetet. “Njerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Propozim për Këshillin Kombëtar: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso”.

  • LAJMI I FUNDIT | Ish-ministri i Brendshëm: Për dy vjet heshta përballë akuzave
  • LAJMI I FUNDIT | Tahiri: E kisha të lehtë të shfrytëzoja politikën, siç kanë bërë ata para meje
  • LAJMI I FUNDIT | Tahiri: Sa gazetarë kanë shfrenuar fantazinë për mua