Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

PD dorëzon nismën për uljen e TVSH-së për “shportën”

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 13:41 | Politikë
PD dorëzon nismën për uljen e TVSH-së për

Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend nismën për uljen e TVSH-së nga 20 në 6% për produktet e shportës, për të ndihmuar qytetarët.

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, sqaroi arsyet se përse kjo nismë vjen në këto momente, duke argumentuar edhe refuzimin e mëhershëm që demokratët në qeveri i patën bërë nismës së socialistëve në opozitë. 

“PS-ja ka propozuar një mekanizëm tjetër. Ne e kemi edhe në vitin 2005 si një element të programit tonë. Ishte diskutuar që në momentin që TVSH-ja konsolidohet, kjo do të ishte një nga masat, sepse TVSH-ja është një nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit të shtetit, kjo do ishte një nga masat që do të merrej. Kjo është në përgjigje të një krize. Kjo nuk është një masë që ka ardhur nga asgjëja, është një përgjigje ndaj krizës së pandemisë që dëmtoi rëndë 95% të qytetarëve vitin e kaluar, është duke pasur pasoja akoma edhe sot, dhe është një përgjigje që janë duke e marrë të gjitha vendet. Ne nuk po themi që kjo do të funksionojë në mënyrë perfekte në rastin e Shqipërisë sepse këtu mungon kontrolli i tregut. Por kjo do të shkojë ndihmë direkt për qytetarët. Ulja e TVSH-së do të ketë një ndikim të menjëhershëm në treg, që sot çmimet kanë arritur në një situatë të jashtëzakonshme. Vetë qeveria e njeh që çmimet e shportës janë rritur me pothuaj 5%”, sqaroi Tabaku.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani