Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“PD i duhet një kompromis afatgjatë”, Krasniqi: Në 11 dhjetor do kuptojnë se janë dy gjysma

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 22:26 | Politikë
“PD i duhet një kompromis afatgjatë”, Krasniqi: Në 11

Analisti Afrim Krasniqi e vlerësoi debatin që ka përfshirë prej disa muajsh Partinë Demokratike, duke thënë se ai do t’i bëjë shumë mirë demokracisë dhe do të ketë impakt dhe te partitë e tjera.

“Ta marrim në pjesën e interesit publik. U bënë dy muaj që në Partinë Demokratike ka debat. Hiq pjesën e fyerjeve, akuzave dhe një koncepti të çuditshëm që është fisnor dhe para-demokratik i besës, që nuk kanë lidhje me politikën, në thelb i ka bërë mirë demokracisë. Sot të gjithë qytetarët shqiptarë, kudo që flasin thonë “prit se njëri ka të drejtë, prit si u morën vendimet, paska një fjalë status aty”, ka njerëz që thonë po unë kam firmosur. Ka njerëz që dalin publikisht dhe ky është një revolucion dhe jam i sigurt që impakti do jetë në të gjitha partitë”, u shpreh Krasniqi.

Lidhur me dy Kuvendet e parashikuara në datat 11 dhe 18 dhjetor, Krasniqi deklaroi se palët do ta kuptojë që mbas takimit të parë se në PD janë dy gjysma dhe se do të duhet të hapen negociata mes tyre për të ardhmen.

“Ajo që do të kuptohet në datë 11 është që një grup në Partinë Demokratike përfaqëson ndoshta gjysmën e partisë dhe partia zyrtare përfaqëson gjysmën tjetër të partisë. Kur dy ushtritë vendosen përballë njëri-tjetrit për të marrë një legjitimitet të ri hapet dritarja për negociata, pra rruga është shumë e gjatë. Jam skeptik me atë të kufizimit të mandateve, nuk ka funksionuar në asnjë vend tjetër. Në datën 18 duhet të shohim propozimet, çfarë ndodh në këtë datë dhe cilat janë propozimet. Sepse nëse i thua do të respektoj statutin, i takon gjysma të përjashtojë gjysmën”, shtoi ai.

Për Krasniqin, PD duhet të gjejë një kompromis afatgjatë dhe të mos humbasë kohë duke humbur në këtë mënyrë dhe fokusin nga agjenda e vendit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë