Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PD: Kemi prova, komisionerët mbushin kutitë

Nga A2 CNN
5 Korrik 2019, 13:12 | Politikë
PD: Kemi prova, komisionerët mbushin kutitë

Partia Demokratike denoncon përmes pamjeve filmike mbushjen e kutive të votimit nga komisionerët e PS-së.

Oerd Bylykbashi thotë se do të vijojnë paditë ndaj shkelësve që manipuluan rezultatin e votimeve këtë 30 qershor. 

“Është një mekanizëm i tërë pyramidal vetëm e vetëm për të ekzekutuar porosinë e Edi Ramës, që pjesëmarrja në votim të ishte sa më e lartë e mundshme. Megjithatë, kjo ishte e pamjaftueshme për Edi Ramën sepse numri i votave në kuti nuk do t’i korrespondonte pjesëmarrjes në votim dhe kjo është shumë e qartë. Sot ju paraqesim provën filmike të kësaj skeme kriminale të manipulimit të rezultatit zgjedhor: mbushja e kutive të votimit me vota nga komisionerët. Plotësojnë fletën e votimit dhe mbushin kutinë. Komisioneri fut fletën e votimit dhe ulet në vendin e tij”, tha Bylykbashi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë