Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

PD kërkon Ramën, "McGonigal", PS miraton ligjet pa debat dhe mbyll seancën

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 17:23 | Bota
PD kërkon Ramën, "McGonigal", PS miraton ligjet pa debat dhe

Kryeministri Edi Rama mungoi sërish në seancë plenare duke shmangur për të dytën herë përballjen me opozitën për takimet e tij me ish zyrtarin e FBI, McGonigal.

As Sali Berisha nuk ishte në sallë, pas përjashtimit javën e kaluar, por demokratët ndoqën të njëjtën strategji duke bllokuar foltoren, me insistimin për të zhvilluar mocion me debat.  

Qëndrim nuk ndryshuan as socialistët, duke mos lejuar, me forcën e kartonëve, që opozita të diskutonte mbi përfshirjen e Ramës në këtë çështje dhe takimet e tij me ish-zyrtarin e FBI që po përballet me drejtësinë amerikane.

Dy grupimet në PD u shfaqën të sintonizuara në qëndrime.  Në mungesë të Ramës, Gazment Bardhi nuk pranoi që interpelancën e kërkuar me Kryeministrin, ta zhvillonte me ministren Spiropali.

Një tentativë e Bardhit për të penguar ministrat që të vijonin me rendin e ditës i kushtoi demokratit përjashtimin nga seanca.

Opozita u përpoq me forma të ndryshme të bllokonte seancën.

Kur ishte e qartë se diskutimet për rendin e ditës ishte e pamundur të zhvilloheshin në kushte normale, socialistët kaluan direkt në votim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë