Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“PD merr 21 mandate në Tiranë”, reagon Shalsi: Duhet të jesh i shkëputur nga realiteti që ta pretendosh këtë

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 14:00 | Politikë
“PD merr 21 mandate në Tiranë”, reagon Shalsi: Duhet

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe njëkohësisht kandidat i Partisë Socialiste në Tiranë me numrin 18, Eduard Shalsi, reagoi në “Ditari” në A2 pas deklaratës së kandidatit demokrat për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit, Gent Strazimiri, i cili tha se PD-ja synon 21 mandate në kryeqytet.

“Duhet të jesh komplet i izoluar, i shkëputur nga realiteti, që të pretendosh se ajo parti do të marrë 21 mandate në Tiranë. Por, po të dëgjosh deklaratat e tyre nga viti 2017, nuk janë rastësore, por tregojnë sa pa lidhje me realitetin janë. Këtu do të jemi pas datës 25 prill dhe do të kuptoni që është vijimësi alogjike e disa individëve dhe një force politike, që nuk është e aftë të kuptojë dhe të prodhojë vizion për aspiratat e shqiptarëve”, u shpreh Shalsi.

Kur u pyet mbi ftesën për bashkëpunim që kryeministri Edi Rama i bëri kreut demokrat, Lulzim Basha, Shalsi e komentoi kështu: “Nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama shtrin dorën e bashkëpunimit. Për ne që jemi marrë me sport, ka disa lojtarë të cilët, në duart e një trajneri të mirë, mund të zhvillojnë aftësi që ndoshta i kanë pasur të fshehta. Ajo e Ramës është një deklaratë nisur nga përgjegjshmëria për të ndarë disa sfida të përbashkëta. Por, Saliu, Monika dhe Iliri ia kanë kufizuar dhe kontrolluar lëvizjet e tij. Nuk është se Partia Socialiste ka nevojë, por është ftesë për të treguar se disa sfida nuk duhen politizuar, siç kanë bërë ata”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë