Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“PD në krizë lidershipi”, Ristani: Basha varrmihës i partisë, ngjan me kolltukofagun e Nolit

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 20:25 | Politikë
“PD në krizë lidershipi”, Ristani: Basha varrmihës i

Pas deklaratave të Jozefina Topallit dhe Neritan Cekës, për kreun aktual Lulzim Basha, edhe ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani ndau të njëjtin mendim, se Basha nuk e bën dot atë detyrë dhe se PD është në krizë të thellë  lidershipi. Në emisionin e parë të “Debat” në A2 CNN, ai tha se beteja është mes shenjave autokrate dhe nevojave për demokraci.

“Duke u nisur nga Topalli dhe Ceka, po të shikoni është meraku i përbashkët për një opozitë të fortë dhe alternativë të pushtetit. Të dy bashkë ndajnë mendimin se Basha nuk e bën dot atë detyrë, sa ngjan me atë kolltukofagun e Nolit. PD është në krizë të thellë të lidershipit shkaktuar nga sjellja e Bashës një autokrat varrmihës i kushtetutës së PD dhe shkatërrues i partisë. Çështja është beteja mes shenjave autokrate dhe nevojave për demokraci”.

Duke krahasuar liderin historik të së djathtës Sali Berisha dhe kreun aktual të saj, Ristani ndan mendimin se i pari ka qenë një kryetar i fortë me shenja autokratike, por e ka çuar PD-në në fitore dhe një sërë arritjesh, përkundër Bashës që sipas tij ka ndërthurur autokracinë dhe dhe shitjen e interesave të PD-së.

“Berisha ka qenë kryetar i fortë në krye të PD dhe me shenja autokratike, por e ka çuar PD në në fitore dhe një sërë arritjesh në drejtimin e qeverive të Berishës, ndërsa për Bashën kjo është e ndërthurur me autokracinë dhe shitjen e interesave të PD-së te kundërshtari politik dhe një sërë fenomenesh të dënueshme. Ndryshojnë totalisht se kishte kuptim fjala e dhënë dhe besimi të ndjekësit me Bashën nuk ka kuptim besimi, vetëm besim nuk ngjall dhe krahasimi është i pavlefshëm”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli