Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

PD për ndryshimet e reja Kushtetuese, analistët: Të justifikuara, opozita kërkon garanci

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 19:30 | Politikë
PD për ndryshimet e reja Kushtetuese, analistët: Të justifikuara,

Aksioni opozitar në parlamentin e ri do të nisë me kërkesën që kryedemokrati Lulzim Basha do të prezantojë për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, për të cilat tha se nuk i përgjigjen nevojës së shoqërisë për demokraci.

Për politologun Afrim Krasniqi, kërkesa e Bashës tregon se opozita ka si strategji krijimin e garancive për barazi në zgjedhjet e ardhshme.

Juristi Jordan Daci e lidh mesazhin e Bashës me nevojën për të rikthyer balancimin e pushteteve dhe ekuilibrat politikë në vend.

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 erdhën si një dakortësi mes demokratëve të Sali Berishës dhe socialistëve të Edi Ramës, ndërsa u kundërshtuan fort nga LSI e Ilir Metës.

Çfarë duhet ndryshuar nga ajo marrëveshje bipartizane?

Partitë e vogla, përfshi LSI, kanë akuzuar gjithmonë dy forcat e mëdha se me ndryshimet e kushtetuese të vitit 2008 synonin të çimentonin bipolarizmin e skenës politike, duke i mbyllurderën subjekteve të reja politike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani