Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

PD publikon emrat për garën e brendshme, rikthehet Nishani

Nga A2 CNN
18 Janar 2019, 16:28 | Politikë
PD publikon emrat për garën e brendshme, rikthehet Nishani

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë publik emrat për piramidën drejtuese të partisë, ekipi me të cilin lideri i opozitës do të kërkojë fitoren e zgjedhjeve lokale.

Basha ka vendosur të rikthejë në strukturat drejtuese duke i besuar drejtimin e këshillit kombëtar, ish-Presidentit të Republikës Bujar Nnishani.

Basha ka vendosur t’i japë sërish besimin për të pasur si zëvendës të tij Edi Palokën dhe Edmon Spahon. Teksa nuk do rikandidojë më për sekretar të përgjithshme Arben Ristanin, të cilin e ka kandiduar për kryesimin e komisionit të apelimit. Në vend të tij pritet të jetë Gazmend Bardhi ose Dorjan Teliti.

Në kryesinë e PD, Basha ka propozuar kryesisht deputetë të PD. Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është në kryesine e partisë demokratike pasi vetë ai ka dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë të PD, përveç Këshillit Kombëtar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë