Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Pedagogët: Dialog me Ramën pas anulimit të ligjit

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2018, 14:00 | Aktualitet
Pedagogët: Dialog me Ramën pas anulimit të ligjit

Peticioni i firmosur nga 51 pedagogë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë i përshkallëzon më tej kërkesat e protestuesve kundër qeverisë për arsimin e lartë.

Ndërkohë që Kryeministri Rama kërkon me ngulm dialog me studentët, pedagogët propozojnë 5 pika të tjera që i hapin rrugë dialogut dhe reformimit të arsimit të lartë. Por në peticion bie në sy pika 3, ku pedagogët propozojnë ngritjen e një strukture të quajtur Këshilli i Emergjencave, që do të garantojë dialogun me të gjithë përfaqësuesit, përfshirë edhe studentët.

Por diskutimi për daljen nga kriza, sipas pedagogëve, mund të bëhet vetëm pas abrogimit të ligjit.

Pesë pikat e propozuara
1- Abrogim i ligjit për arsimin e lartë
2- Garantim i të drejtave të studentit
3- Krijimi i Këshillit të Emergjencave pranë MAS
4- Nisje e debatit publik për hartimin e ligjit të ri
5- Hapja e një debati publik

Mbetet për t’u parë përgjigja e kryeministrit për këtë propozim të pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Mes tyre radhiten emra, të cilët ndër vite janë shprehur hapur kundër ligjit për arsimin e lartë. Pedagogët theksojnë në peticionin e tyre, drejtuar qeverisë, se këto kërkesa i kanë artikuluar për 4 vite rresht por tanimë, të nxitur edhe nga qëndrimi i studentëve në protestë 2 javore, presin një përgjigje zyrtare.

Janari duket se do të përcaktojë edhe fatin e qëndresës studentore. Data 6 është ultimatum i vendosur nga studentët, në të kundërt në fuqi mbeten sërish protestat, siç paralajmërojnë ata, mbarë-kombëtare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë