Pedagogët nuk arrijnë një qëndrim të përbashkët, dështon mbledhja

Dështon mbledhja e pedagogeve në universitetin e Tiranës. Pas tre orë diskutimesh dhe pa qëndrimet zyrtare të asambleve të fakulteteve, nuk është arritur në një vendim në lidhje me grevën e paralajmëruar.
Grupi drejtues i pedagogeve i ka kërkuar kolegëve të mbështesin qëndrimin e fakultetit të shkencave sociale për grevë pa afat.
Në mbledhje nuk kanë munguar as debatet. Pedagogë nga fakultete të ndryshme e kanë cilësuar mbledhjen jo legjitime dhe se nuk mund të dalë mbi vendimet e asambleve të fakulteteve.
Ndryshe nga sa u njoftua, mbledhja e kësaj të hëne nuk ishte ajo e asamblesë së pedagogëve të universitetit të Tiranës. Nuk kishte pjesëmarrje dhe shumicë e duhur për t’u mbledhur, kishte pedagogë edhe nga universitete të tjera madje dhe personel i cili nuk është me kohë të plotë në fakultet.

  • LAJMI I FUNDIT | Miratohet në Kuvend rezoluta “kundër Metës”, me 97 vota pro
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kuvendi është përballë me njeriun që e ka kthyer në frëngji Presidencën
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Meta sulmon nga të katër anët ne që jemi në të njëjtën linjë me SHBA
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe aleatët tanë të mëdhenj
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Meta insinuon haptazi se përfaqësitë e nderuara janë të korruptuara
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Beteja jonë sot nuk është me Ilir Metën, por me KÇK
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Deputetët të kontribuojnë për të votuar neutralizimin e akteve të Metës