Pëllumbi: Jemi e vetmja parti që pranojmë gabimet

Arben Pëllumbi, sekretar organizativ PS, i ftuar në studiot e A2 flet për Kongresin e sapo kaluar dhe me përgatitjet që Partia Socialist epo realizon në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Pëllumbi mendon se zgjedhjet administrative nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet politike, prandaj mendon se do të ishte “një nonsense sikur opozita të mos merrte pjesë”.
Sa për Bashkitë që ende nuk kanë një kandidat zyrtar, Pëllumbi mohon faktin që të jetë një “ftesë” për opozitën, por thjesht “një çështje kohe”.
Pra PS do të vazhdojë planet sikur asgjë nuk ka ndodhur? “Nuk mund të themi se jemi të qetë, por ne do të vazhdojmë normalisht. Rregullat e lojës nuk i bëjmë ne. Në qoftë se ne si shqiptarë tentojmë të shpikim rregull atë reja, kjo dëmton vetë sistemin në përgjithësi, prandaj ndërkombëtarët janë te shqetësuar, se demokracia nuk funksionon kështu”, thotë Pëllumbi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN