Pëllumbi: PS nuk do të kërkojë një mandat të tretë pa dhënë llogari për mandatin e dytë

Një mandat të tretë me Ramën kryeministër, kjo është bindja e pothuaj çdo socialisti, pjesë aktive e strukturave drejtuese që është dëgjuar të artikulohet në këtë rikthim tonesh politike të shtatorit, që më shumë se rikthim ngjason me një nisje fushate në terren.

Ky është besim që vjen si produkt i treguesve apo e nisjes së fushatës, është objektiv elektoral apo një bindje për t’ju imponuar elektoratit?

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Arbën Pëllumbi, ishte i ftuar në A2, nga ku foli për situatën aktuale në partinë që ai bën pjesë dhe pritshmëritë në zgjedhje. Ai u shpreh se shqiptarët do t’i japin PS-së mandatin e tretë për përmbylljen e një pjese reformash që janë në rrugë e sipër.