Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pensionistët në Korçë dalin për pazar: S’ka kush të na ndihmojë

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 15:24 | Sociale
Pensionistët në Korçë dalin për pazar: S’ka

Masat e reja të vendosura për izolimin duket se nuk janë respektuar në qytetin e Korçës, veçanërisht nga shtresa më e rrezikuar nga koronavirusi, ajo e pensionistëve.

Edhe pse urdhri është që kjo shtresë të mos dalë fare nga banesa, shumë prej tyre kanë qenë rrugëve të qytetit juglindor duke kryer pazaret. Disa shprehen se nuk dinë të bëjnë aplikimet online për lejet. Ndërsa të tjerë shprehen se janë detyruar të dalin pasi nga bashkia nuk u ka ardhur asnjë ndihmë dhe pse kanë regjistruar emrat.

Aktualisht në qytetin e Korçës, numri i të infektuarve me koronavirus është 14 persona.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli