Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Për dashurinë jap jetën, për lirinë jap dashurinë”... Orët e Tiranës me rrugë “të thinjura”

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 15:24 | Sociale
“Për dashurinë jap jetën, për lirinë jap

Paraditja e së shtunës i gjeti rrugët e kryeqytetit plot thinja. Pas më shumë se një muaji ndalim lëvizjeje, pensionistët shijuan disa orë lirie. “Kemi dy muaj që nuk dalim, vjen vajza na i sjell ushqimet te shtëpia”, tregon një e moshuar. “I kemi respektuar masat patjetër”, thotë një pensionist.

Parqet ofruan panoramë gjysmake. Plot gjyshër, por asnjë nip apo mbesë. Shumëkush e shfrytëzoi liridaljen për ecje e ndonjë tjetër për një takim me miqtë. “I kemi të përjavshme takimet, por çfarë të bëjmë tani...”, tregojnë të moshuarit.

Njëzëri, shfaqin mungesën me të madhe të këtyre ditëve, lirinë. “Si thotë ajo shprehja, për dashurinë jap jetën, për lirinë jap dashurinë”... thotë një pensionist, ulur në stolat e sheshit Skënderbej, bashkë me miqtë e tij që qëndrojnë në distancë.

Ora 11:00 i ktheu në shtëpi, për t’i lënë rrugët izolimit total 60 orësh të kësaj fundjave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë