Për të parë Francën duhet të shohësh edhe Andorrën

Nga 2000 lekë, deri në 7000 lekë për person. Këto janë çmimet e shpalosura në dyqanin zyrtar të Federatës së Futbollit, të cilat tifozët do të detyrohen t’i paguajnë për të ndjekur dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Andorrës dhe Francës. Shpenzimi është i pashmangshëm, pasi shitja e biletave bëhet me detyrim. Me fjalë të tjera, nëse dikush do të jetë i pranishëm në “Arenën Kombëtare” për takimin me Francën, ai duhet të paguajë edhe biletën për takimin në Elbasan ndaj Andorrës. Biletat më të lira janë ato pas portave, 1500 lekë ndaj Francës dhe 500 ndaj Andorrës, për një total prej 2000 lekësh.

Shkarkoni aplikacionin e A2