Përballimi i dëmeve, Bushati: Opsion, borxh i posaçëm për tërmetin – A2

Përballimi i dëmeve, Bushati: Opsion, borxh i posaçëm për tërmetin

Qeveria do të shqyrtojë mënyra alternative për të financuar faturën e tërmetit të 26 Nëntorit, të cilën kryeministri e vlerëson në rreth 1 miliardë euro. Deputeti socialist, Ervin Bushati, propozon daljen në treg me një Eurobond të posaçëm për përballimin e situatës, krahas atij prej 500 milionë eurosh të planifikuar në maj.