Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përballja me koronavirusin, sprova e madhe e mjekësisë shqiptare

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 11:11 | Aktualitet
Përballja me koronavirusin, sprova e madhe e mjekësisë shqiptare

Mjekësia shqiptare ndodhet përballë një prove të jashtëzakonshme, për sa i përket përballimit të kësaj situate, tani që janë diagnostikuar 2 rastet e para me koronavirus. Por sa të përgatitur janë mjekët në Shqipëri, për të trajtuar raste të tilla?

“Në shërbimin infektiv janë paraparë masat e duhura për përkujdesin ndaj të sëmurëve të tillë. Dhoma të cilat kanë oksigjen dhe duhet ta fiksoni mirë dhoma që kanë minimumin e pajisjeve të domosdoshme për të shmangur sado të jetë e mundur përhapjen e infeksionit”, u shpreh mjeku Tritan Kalo.

Dezinfektimi i Infektivit dhe vendosja e perimetrit të sigurisë atje ishin masat e para që u vunë re në ambientet e repartit ku mjekët vijojnë të trajtojnë me kura intensive babë e bir. Si masa shtesë janë edhe 2 urdhrat e ministres Manastirliu, për ndalimin e eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore si dhe ndërprerjen e vizitave të familjarëve të pacientëve në urgjencat mjekësore.

Nga ana tjetër, përgjatë së hënës, duket se lëvizjet në spitale vijonin si normalisht, si në qendrën e parë spitalore karantinë, “Nënë Tereza”. E njëjta situatë edhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”, që njihet edhe si Sanatoriumi, i përcaktuar si karantinë e dytë, si dhe në “Shtëpinë e pushimit” në Durrës, karantina e tretë.

Prej javësh vijojnë trajnimet e mjekëve për të përballuar flukse të mundshme pacientësh më koronavirus. Të parët që merren në konsideratë janë ata persona që mund të vijnë nga Italia, Kina, Koreja e Jugut si dhe Irani, po që mund të kenë pasur kontakte me persona që vijnë prej andej.

Momentalisht mjekët e 3 zonave të përcaktuara si karantinë disponojnë veshje të tilla, ku garantohet izolimi total i personelit mjekësor. Në mënyrë të vazhdueshme mjekët gjatë këtyre ditëve kanë deklaruar se zotërojnë aparaturat dhe medikamentet e duhura për çdo rast.

A2 CNN Livestream

Dita jonë