Përcaktohen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Bylisi do të sfidojë Tiranën, ndërsa Teuta do të ndeshet me Kukësin, për një vend në finale, ku përveç objektivit për të fituar trofeun, në lojë është edhe një biletë në Kupat e Europës.