Përdorimi i gabuar i gjuhës shqipe

Nuk është hera e parë që Kryeministri i vendit ngre si shqetësim gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj në mënyrë dramatike, siç thotë ai. Si masë shpëtimi Rama propozon futjen e mësimit të gjuhës amtare edhe në universitet. A do ta përmirësonte kjo situatën? Ata që punojnë në administratë shpesh përballen me shkresa zyrtare plot me gabime, ata që lexojnë gazetat apo mediat online, gjithashtu janë dëshmitarë të një injorance të madhe në fushën e gjuhës. Mbrapa nuk ngelen as televizionet. Kështu që propozimi i Kryeministrit mund të merret seriozisht për të shpëtuar shoqërinë nga kolapsi gjuhësor. Por a i zgjidh kjo lëvizje problemet e mëdha qe hasim sot me gjuhën? A duhet të ndërhyjë ligji tek administrata, institucionet e shtetit, mediat etj., që të respektohet me rigorozitet gjuha shqipe e shkruar dhe e folur?

Në studion e A2 Debat, për të folur për këtë çështje, dy pedagoge të Fakultetit të Histori – Filologjisë, ne Universitetin e Tiranës, Rozana Rushiti dhe Anila Çepani.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN