Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Përdoruesit e drogës në Tiranë, vetëm përgjatë 2 muajve policia shoqëroi mbi 300 persona

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2021, 15:07 | Kronikë
Përdoruesit e drogës në Tiranë, vetëm

Droga dhe përdorimi i saj në doza të vogla në Tiranë ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa për policinë është kthyer në një shqetësim.

Vetëm në kryeqytet, 303 persona u konstatuan nga shërbimet policore me doza droge kryesisht hashash dhe kokainë. Sipas studimit të kryer nga qendra “Fol’’, pjesa dërrmuese e tyre deklarohen menjëherë si përdorues, ndërsa një fakt të tillë e kanë konfirmuar më pas edhe analizat toksikologjike në funksion të hetimeve të hapura nga akuza e Tiranës.

Në raport thuhet se për 202 prej tyre të shoqëruar gjatë kësaj periudhe në ambientet policore, Prokuroria ka vendosur më tej mosfillimin e hetimeve bazuar në sasinë e vogël të lëndës narkotike të gjetur në trup si dhe evidentimin e këtyre personave si përdorues. Kjo shifër përfshin 67 për qind të të referuarve në total që iu dorëzuan Prokurorisë nga autoritetet policore.

Të rinjtë e kapur nga patrullat policore, u zbuluan me sasira droge nga kontrollet rutinore në zona të frekuentuara dhe të populluara, por edhe në zona të tjera të kthyera si vendet e preferuara për të konsumuar bimë narkotike të tilla.

Sipas statistikave, këto zona janë ajo e Lapidarit në Mjull Bathore, zona e Liqenit të Thatë dhe rrethrrotullimi pranë një qendre tregtare. Por, krahas referimeve të bëra nga policia Qasja e prokurorisë përveç mosfillimit të hetimeve ka qenë tolerante edhe në masat e kërkuara në gjykatë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë