Perëndimin e Egër mund ta blini për 7,5 milionë $, por është në… lindje

Nëse keni dëshirë të izoloheni për disa muaj për të kaluar verën dhe jeni i apasionuar pas Perëndimit të Egër, mund të blini një qytet të gjithin për ju, për 7,5 milionë dollarë. Por ka një detaj të vogël që mund t’iu hyjë në punë. Qyteti nuk është në perëndim, por në lindje. “Mellonsfolly Ranch” ndodhet në Zelandën e Re dhe është ndërtuar për t’i ngjarë me detaje një qyteti amerikan në Uajoming, siç ishte në vitin 1860. Në të ka një rrugë kryesore tipike për qytezat e Perëndimit të Egër, zyrën e sherifit, një gjykatë – e cila shërben edhe si kinema – por edhe një bar.