Përfaqësia e asamblesë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, kundër ministrisë së arsimit

Një përfaqësi e asamblesë e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka reaguar kundër urdhrit të Ministrisë së Arsimit për rikthimin e studentëve dhe pedagogëve në auditorë. Kjo përfaqësi është deklaruar kundër edhe mbajtjes se zgjedhjeve në universitete në këtë situatë pandemie, në të kundërt do t’i drejtohet gjykatës.