Performanca e buxhetit, tejkalohen të ardhurat, por pak investime publike

Tejkalim i planit tek të ardhurat, por hezitim tek investimet publike që prej zgjedhjeve. Kjo është tabloja që paraqesin të dhënat e Ministrisë së Financave për performancën fiskale të 8 muajve të parë të vitit.

324 miliardë lekë janë mbledhur në arkën e shtetit për periudhën Janar-Gusht, apo plot 10 miliardë më shumë se ç’ishte parashikuar në buxhet.