Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Përfundojnë testet për kryetarin e BKH, në garë 8 kandidatë

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 19:20 | Aktualitet
Përfundojnë testet për kryetarin e BKH, në garë 8

Mesazhi i ambasadores amerikane Yuri Kim për testin e së vërtetës ishte i qartë. Poligrafi do të zgjedhë njerëz me integritet.

“Ato janë një tjetër armë në arsenalin e qeverisë shqiptare për të zbuluar dhe larguar individët e korruptuar nga radhët e ligjzbatuesve”, është shprehur Yuri Kim.

Një prej këtyre 8 kandidatëve do të drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit ose pagëzuar ndryshe si FBI-ja shqiptare. Prej 4 ditësh, ata i janë nënshtruar vlerësimit të aftësive fizike, arsyetimit logjik dhe aftësive për të shkruar raporte.

https://a2news.com/2020/02/21/gjuetari-i-genjeshtrave-si-funksionon-poligrafi-makina-e-se-vertetes/

Njëri pas tjetrit kandidatët u janë përgjigjur pyetjeve të poligrafit dhe ata që do të kualifikohen do të mund të mbërrijnë në fazën e intervistimit final nga kreu i SPAK.

Pak ditë më parë, Ambasada amerikane garantoi se po mbikëqyr me rreptësi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve. Për këtë, 5 punonjësve të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesat u trajnuan nga ekspertë amerikanë për të përdorur poligrafin ose, siç njihet ndryshe, makinën e së vërtetës.

https://a2news.com/2020/02/21/testimi-per-kreun-e-bkh-ylli-pango-poligrafi-jo-gjithmone-detektor-i-se-vertetes/

Por edhe pas përzgjedhjes së kreut të BKH, struktura duhet të plotësohet me 60 anëtarë të tjerë në mënyrë që të fillojë punën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë