Përfundon censi në Maqedoni të Veriut, u regjistruan 2 milionë shtetas, s’dihet numri i shqiptarëve

Përfundon me sukses censi për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni të Veriut. Enti Shtetëror i Statistikave publikoi rezultatin paraprak, por nuk zbuloi se sa është numri i shqiptarëve.

“Gjithsej janë regjistruar 1.832.696 qytetarë, 837.232 apartamente, 568.178 familje si dhe 53503 objekte”, deklaroi Ilmi Selami, zv/drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.