Përfundon takimi i Metës me opozitën, në 11:00 pret ambasadorët e BE-së në Presidencë

Ka përfunduar takimi i Presidentit Ilir Meta me krerët e opozitës që zgjati për rreth 1 orë e 15 minuta. Në takim morën pjesë kryetari i PD, Lulzim Basha, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ai i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, Dashamir Shehi nga Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar dhe Agron Duka nga Partia Agrare Ambientaliste. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim u përfaqësua nga nënkryetari Petrit Vasili. Pas tij, mësohet se në orën 11:00, Presidenti do të presë në zyrën e tij në Presidencë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.