Përgjegjësia për korrupsionin, Rama: Gjyqtarët janë më fajtorë se politikanët

Gjyqtarët e korruptuar janë më fajtorë se politikanët me të njëjtin ves. Ky është mendimi i Edi Ramës, që e ndau me qytetarët gjatë një bashkëbisedimi në Elbasan.
Duke folur për premtimet e demokratëve në fushatë, i cilësoi ato ekstravagante dhe tregues të mungesës së karakterit në raport me publikun.
Punët e veta që reklamon kudo në ekran, thotë se nuk ika sa për fushatë. E pikërisht për të përfunduar çfarë ka nisur, Edi Rama kërkon mandatin e tretë.