Përgjigjja e kryeministrit, Rama: Bojkoti i futbollit teatër, të gatshëm për zgjidhje

Për herë të parë që prej vendimit për të bojkotuar kampionatin e ri të futbollit, Federata Shqiptare dhe Liga Profesioniste e Futbollit kanë marrë një përgjigje nga kryeministri Edi Rama në lidhje me kërkesat për ndryshimin e ligjit të sportit.

Kreu i qeverisë e konsideroi teatër këtë hap të marrë nga komuniteti i këtij sporti ndërsa u shpreh se futbollistët trajtohen si skllevër, me klubet që funksionojnë në informalitet të plotë.