Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Përgjimet e "Bild" përfshijnë edhe "Messin e Partisë Socialiste"

Nga A2 CNN
20 Qershor 2019, 11:00 | Politikë
Përgjimet e "Bild" përfshijnë edhe "Messin e

Audiopërgjimet e reja të publikuara nga “Bild” fokusohen edhe tek figura e Robert Agës, i cili gjatë zgjedhjeve mbante detyrën e Shefit të Policisë së Dibrës.

“Messi i Partisë Socialiste” në këtë qark, siç e quan ai veten, kishte rënë dakord të siguronte mbi 1000 vota në këmbim të transferimit të tij në postin e Shefit të Policisë së Bulqizës, një qytezë, sipas “Bild”, e pasur me miniera kromi dhe e kontrolluar nga grupe kriminale.

Përgjimet e lidhin atë me figura të njohura të Partisë Socialiste si Xhemal Qefalia dhe Ulsi Manja, ndërsa e përgëzojnë për suksesin e arritur edhe ish-ministrat Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri.

Në një bisedë me Manjën, ky i fundit shprehet se së bashku me kryeministrin Edi Rama duhet t’i jepnin një tjetër post më të lartë, në vend të transferimit në Bulqizë.

Aga u transferua më pas në një pozicion më të lartë në Tiranë, ndërsa pozicioni i shefit të Policisë në Dibër i takoi Arben Keshit.

Gjatë periudhës së zgjedhjeve, opozita e kishte akuzuar shpesh Agën në media dhe në prokurori për rolin e tij në procesin e blerjes së votave, duke i shoqëruar kriminelët me makina policie.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani