Përgjimet e policisë, SPAK e Prokuroria: Cenon të drejtat e njeriut, antikushtetues

SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme kundërshtojnë nismën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për përgjimet dhe krijimin e komitetit anti-krim.

Në sugjerimet e dërguara për ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme e cilëson antikushtetues ngritjen e komitetit anti-krim në varësi të ministrit të Brendshëm, i cili do të përfshijë edhe dy organe të pavarura të cilat nuk japin llogari para ekzekutivit si prokuroria dhe SPAK.