Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Përhapja e COVID-19, shkodranët të shkujdesur, ISHSH vetëm këshillon

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 13:58 | Aktualitet
Përhapja e COVID-19, shkodranët të shkujdesur, ISHSH vetëm

Qyteti i Shkodrës vijon të jetë një ndër vatrat më të nxehta të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në këtë qytet janë shënuar 16 raste të reja, duke mbajtur vendin e dytë pas Tiranës për numrin e rasteve.

Mjafton një vëzhgim në shëtitoret kryesore në Shkodër dhe nuk është e vështirë të konstatosh shkujdesjen e shkodranëve të paktën për të ruajtur distancimin fizik. Ky distancim nuk ruhet as në lokale, por as edhe në shëtitore apo në vende publike, ku njerëzit ulen shumë pranë njëri-tjetrit për të kaluar orët e pasdites.

Nga ana tjetër Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit për qarkun e Shkodrës, pavarësisht mijëra monitorimeve të kontrolleve të kryera, deri më tani nuk ka vendosur asnjë gjobë.

Këshillimi i personave apo subjekteve duket se nuk po jep efekt dhe për këtë arsye, drejtoresha e ISHSH-se, paralajmëron marrjen e masave me gjobë dhe sanksione administrative për këdo që do të thyejë protokollet e sigurisë, të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në qytetin e Shkodrës janë aktivë me koronavirus, 68 persona.

A2 CNN Livestream

Dita jonë