Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përjashtimi i Berishës, Basha: Nuk ka kthim pas. Partneriteti PD-SHBA, i pacenueshëm

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 15:36 | Politikë
Përjashtimi i Berishës, Basha: Nuk ka kthim pas. Partneriteti PD-SHBA,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi para gazetarëve se “partneriteti i PD-së me SHBA-në do të mbetet i pacenueshëm”, duke shtuar se vendimi për përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Sali Berishës “nuk ka kthim pas”.

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës sa i përket demokracisë. Por, aleanca dhe partneriteti i PD-së me SHBA-në duhet dhe do të mbetet e pacenueshme, në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë dhe të së nesërmes së shqiptarëve”, deklaroi Basha.

“Për këtë arsye, ne dhe shqiptarët, do të bëjmë gjithçka për të realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas”, shtoi kreu i PD-së.

https://a2news.com/2021/09/16/berisha-kerkon-ndjese-per-mbeshtetjen-ndaj-bashes-spastroi-ata-qe-punuan-me-mua/

Duke folur për seancën në të cilën qeveria mori 77 vota në Parlament, Basha tha: "77 votat e sotme janë formalizimi i PPP-së "Rama-Doshi-Rakipi", bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe dosjes 339 të Shijakut. Qëllimi i kësaj PPP-je, i kësaj pakice, është të pasurojnë veten e tyre në kurriz të shqiptarëve".

A2 CNN Livestream

Dita jonë