Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përkeqësohet klima e të bërit biznes në Shqipëri

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 16:56 | Aktualitet

Raporti “Doing Business” i Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në vendin e 82 në rang global me një rënie 19 vende kundrejt një viti më parë. Në raportin “Doing Business” të vitit 2019 ne ishim në vendin e 63-të. Vendi ka shënuar përkeqësim në të 9 indikatorët nga 10 gjithsej. Përkeqësimi më i madh u shënua në mbrojtjen e investimeve. Për këtë tregues ne renditemi në vendin e 111 nga vendi i 26 që ruanim një vit më parë. Përkeqësim shënoi edhe indikatori tjetër që ka të bëjë me investimet, “mbrojtja e kontratave”. Indikatori prej të cilit jemi penalizuar prej vitesh, lejet e ndërtimit ka pësuar një përkeqësim të mëtejshëm. Ndërsa përmirësim është konstatuar vetëm te sigurimi i energjisë elektrike. Por për më shumë, ndjekim kronikën. I ftuar në studio: Mark Crawford, investitor i huaj në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë