Përkeqësohet situata nga pandemia, rriten rastet dhe urgjencat edhe në shërbimin post-Covid

Publikuar më: 22/11/2021, ora 15:23

Shpërfillja e masave mbrojtëse dhe e vaksinës anti-Covid po përkeqëson situatën nga përhapja e koronavirusit në vend. Mjekët ngrenë alarmin për rritjen e infektimeve, të rasteve të rënda por dhe humbjeve të jetës. Në dy spitalet Covid-19 po marrin trajtim 160 pacientë me ndërlikime serioze nga virusi. Ngarkesa ndihet edhe në pavijonin post-Covid në sanatorium ku çdo ditë shtrohen me urgjencë 3-4 pacientë. “Post-Covid janë të gjithë ata pacientë që vijojnë të kenë simptoma respiratore edhe tri javë pas kalimit të formës akute të sëmundjes. Në këtë periudhë kemi ngarkesë. Çdo ditë rritet numri i pacientëve, qoftë në konsulta qoftë në shtrimet urgjente post-Covid”, thotë drejtoresha e sanatoriumit, Silva Bala.