Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Përkujdesja për të vegjlit, punonjësit e Shtëpisë së Foshnjës në Vlorë 50 ditë larg familjeve

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 21:50 | Aktualitet

6 edukatore të shtëpisë së fëmijës në Vlorë, dolën nga institucioni, ku ishin izoluar prej 50 ditësh në shërbim të fëmijëve jetim të këtij qyteti dhe u zëvendësuan nga 6 kolege të tjera të tyre. Shërbimi në këto institucione në kohën e pandemisë është njësoj delikat si tek institucionet e tjera, por për shkak të ndjeshmërisë që gjithnjë fëmijët përcjellin, situata aty duket ndryshe në kohën kur stafi dhe edukatoret krahas kujdesit të kësaj kategorie fëmijësh, duhet të ruhen edhe nga koronavirusi. Oljana Saliun, drejtoresha e këtij institucioni, foli në A2 për vështirësitë që sjell përkujdesja ndaj fëmijëve në këtë kohë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani