Përkujtohet 21 janari, Ndreu: Kush ka faturë për të larë nuk shpëton – A2

Përkujtohet 21 janari, Ndreu: Kush ka faturë për të larë nuk shpëton

Pjerin Ndreu kujton 21 janarin e vitit 2011, protestën e organizuar nga opozita e atëhershme, që përfundoi me humbjen e katër jetëve në bulevard. Ai tregon se përdorimi i armëve ka ardhur si pasojë e faktit që urdhrat nuk i jepnin personat përgjegjës. “Situata brenda gardhit nuk ka qenë në duart e personave përgjegjës, pra ka degraduar. Nuk kanë qenë në gjendje që të dalin mbi urdhrat e personave civilë dhe situata ka degraduar me armë”, thotë Ndreu për A2.