Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përkujtohet beteja e Koshares, Osmani, Kurti dhe Konjufca nderojnë të rënët

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 15:17 | Kosova
Përkujtohet beteja e Koshares, Osmani, Kurti dhe Konjufca nderojnë

Përkujtimi i 22-vjetorit të betejës së Koshares, bëri bashkë tre krerët institucionalë të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në kompleksin memorial “Dëshmorët e Koshares”.

Ata vlerësuan rëndësinë e kësaj beteje për çlirimin e Kosovës dhe theksuan se themelet e shtetësisë burojnë në këtë vend.

“Është detyrë e jona, është borxh i yni, andaj atyre që bënë sakrificën e tyre sublime për liri që sot shtetin ta forcojmë ta bëjmë të tillë, çfarë e ëndërruan të gjithë dëshmorët e kombit dhe ta bëjmë të tillë në të cilën do të krenohen gjithë qytetarët tanë”, u shpreh Vjosa Osmani.

“Beteja e Koshares është njëri prej momenteve më të rëndësishme të luftës së UÇK-së”, shtoi Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Dëshmorët nuk kanë nevojë për ne, ne kemi nevojë për ata dhe përmes tyre ne bëjmë politika të mira qeveritare dhe institucionale, pasi përkushtimi për ta shndërrohet në përgjegjësinë institucionale për fëmijët”, u shpreh Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Ndër të tjera u theksua se kalimi i Brigadës 138 nga Shqipëria për në Koshare, nën udhëheqjen e Agim Ramadanit dhe Sali Çekajt, 22 vite më parë ishte këmbana e lirisë. Gjithashtu theksuan se ata i dhanë goditjen përfundimtare regjimit serb, duke e luftuar atë si askund tjetër nga 9 prilli i vitit 1999 deri më 10 qershor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani