Përkujtohet Fatos Arapi, poeti që emancipoi vargjet shqip në syrin e studiuesve

Ndonëse studioi për ekonomi në universitetin e Sofjes, me poezinë ai frymoi më i lirë. Fatos Arapi nisi të shkruante që në vitet e studimeve dhe rreth viteve 60, emri i tij u bashkëngjit autorëve si Kadare e Agolli që po tentonin ta emanciponin poezinë e deriatëhershme, në retorikë, në figuracion apo numrin e rrokjeve.