Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përleshjet për teatrin në faqet e para të mediave ndërkombëtare

Nga A2 CNN
18 Maj 2020, 11:21 | Aktualitet
Përleshjet për teatrin në faqet e para të mediave

Tirana ishte dje në faqet e para të mediave kryesore ndërkombëtare, të cilat pasqyruan shembjen e Teatrit Kombëtar dhe trazirat që pasuan.

Agjencia e lajmeve Reuters i mbuloi ngjarjet përgjatë gjithë ditës duke përcjellë pamjet e protestave dhe foto që dëshmonin përleshjet e dhunshme.  

“Autoritetet shqiptare nisën shembjen e godinës së teatrit në orët e para të së dielës, pasi nxorën zvarrë aktorët dhe aktivistët që mbronin zonën, shkruan Reuters. Për më shumë se dy vjet, aktorët aktivitetet dhe opozita kanë kundërshtuar planet e kryeministrit socialist për ndërtimin e një teatri të ri, me pretendimin se godina ekzistuese ishte pjesë e trashëgimisë kulturore”, vijon më tej media prestigjoze.  

Reuters e ve theksin te degjenerimi i protestave në dhunë, duke pohuar se një polic ishte shtruar në spital, dhe se një dëshmitar i intervistuar nga agjencia kishte parë një protestues me plagë në kokë. Përmendet gjithashtu rasti i analistit Alfred Lela, i cili pretendon se policia kishte ushtruar dhunë të pajustifikuar kundër tij.  

“Protestuesit shqiptarë përleshen për shkatërrimin e teatrit”, është titulli i Washington Post e gjithashtu France 24 ndalet te përleshjet e dhunshme që shoqëruan shkatërrimin e godinës që në orët e para të së dielës. Imazhe dhe raportime për zhvillimet e së dielës pranë zonës ku nga viti 1939 ishte godina e Teatrit Kombëtar pati edhe në media të tjera, si Associated Press, Balkan Insight, Zëri i Amerikës apo Euronews

A2 CNN Livestream

Dita jonë