Përmbajtja e marrëveshjes: KQZ e re, identifikim biometrik ndoshta, depolitizim në 2025

Publikuar më: 6/6/2020, ora 14:13

Më shumë se një reformë zgjedhore, dy faqet e firmosura mbrëmjen e 5 qershorit kanë trajtën e një marrëveshje politike, për t’i dhënë më shumë garanci opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje. Për vite të tëra u tha se reforma duhej të ishte sipas ODIHR, por rekomandimet e këtij organizmi u injoruan si sa i përket depolitizimit ashtu edhe elektronikës. E para mes 12 pikave është identifikimi elektronik, për të cilën u tha se do të aplikohet 100% në të gjithë vendin. Por teksti në të vërtetë thotë se aplikimi i saj mund të jetë edhe i pjesshëm dhe shtrirja do të vendoset nga ekspertë të jashtëm. Monitorimi i procesit do t’i besohet nënkryetarit të KQZ që do të ketë të drejta të barabarta me kryetarin, ndërsa vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndryshon strukturën në 3 kate. Sa i përket ankimimit, ai do të kryhet në Kolegjin Zgjedhor me gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun dhe jo në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa administrimi i zgjedhjeve do të vijojë të jetë në duart e njerëzve të politikës. Marrëveshja mbyllet me shënimin se kërkesat për qeveri kujdestare dhe një kryepolic kujdestar nuk do të bëhen pengesë për miratimin e draftit.