Përmbytjet në Durrës: Toka bujqësore të përmbytura dhe bagëti pa ushqim në Perlat

Dalja nga shtrati e lumit Erzen ka përmbytur sipërfaqe të tera me tokë bujqësore në zonën e Perlatit në njësinë administrative të Sukthit në bashkinë e Durrësit. Banorët e zonës bëjnë apel për t’i ndihmuar me ushqim për bagëtitë, pasi uji ka rrethuar stallat e tyre. Probleme ka patur edhe në qarkullimin midis fshatrave të kësaj zone.