Përmbytjet në Shkodër, Voltana Ademi: Deri tani i kemi përballur me fondet e mundësitë tona

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ishte e ftuar në Ditarin e mesditës në A2, ku dha detaje për situatën e krijuar nga përmbytjet dhe moti i keq në territorin që ajo mbulon.

Pasi bëri një rezyme të situatës, Voltana Ademi u shpreh se situata është disi më e keqe nga një ditë më parë dhe sipërfaqja nën ujë në këtë bashki është zgjeruar më tej.