Përmirësohet Johnson, piku i pandemisë s’ka kaluar ende në Britani

Britania e Madhe nuk do të lehtësojë masat e vendosura për të luftuar pandeminë koronavirus. Ministrat do të shtyjnë dhe me 4 javë të tjera izolimin e qytetarëve, ndërsa Dominic Raab do të drejtojë mbledhjen e emergjencave “Cobra”, për herë të parë që prej vendosjes së kryeministrit Boris Johnson nën përkujdesjen intensive. Gjendja e tij po shkon drejt përmirësimit, e megjithatë nuk mundet akoma që të udhëheqë Britaninë në luftën kundër pandemisë Covid-19.