Përplasja Rama-Kurti, analistët e Prishtinës: Rama s’e ka në patronazh Kosovën

Pavarësisht se ishte vizita e fundit e Angela Merkel në pozitën e saj si kancelare, vëmendjen më të madhe në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, e mori përplasja në deklarata mes dy kryeministrave shqiptarë Rama dhe Kurti mbi Open Balkan.

Në Kosovë, disa prej analistëve e shohin me çudi insistimin e kryeministritRama për përfshirjen e Kosovës në Open Balkan.