Përplasja Trump-Macron, liderët ballafaqohen në Londër – A2

Përplasja Trump-Macron, liderët ballafaqohen në Londër

Përçarjet, paralajmërimet dhe akuzat e ndërsjella mbizotëruan në samitin e NATO-s në Londër. Konflikti tregtar mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës u vendos në qendër të skenës, me ballafaqimin mes presidentëve Emmanuel Macron dhe Donald Trump që nuk solli zbutje të situatës.